Ballina Artikuj Gruaja krishtere dhe drejtësia e Omerit r.a.

Gruaja krishtere dhe drejtësia e Omerit r.a.

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Një nga historitë më të shquara të shokëve të Pejgamberit a.s. Kjo ngjarje titullohet;
“Mbreti Kisra (Persian) nuk është më i drejtë se ne.”
Kur Amër ibn Asi e çliroi Egjiptin, ai dëshironte të ndërtonte një xhami dhe gjeti tokë të përshtatshme për të.
Megjithatë, ajo tokë kufizohej me një copë tokë tjetër që i përkiste një gruaje të krishterë. Ai i kërkoi asaj ta blinte për t’ja ngjitur xhamisë, por ajo refuzoi. Gruaja e krishterë i tha: “Kjo tokë u përket jetimëve për të cilët kujdesem dhe nuk kam të drejtë ta shes.”
Argumenti i gruas krishtere- kopte ishte i fortë, por në të njëjtën kohë, myslimanët kishin nevojë për tokën për të zgjeruar xhaminë. Amër bin Asi, duke qenë i zgjuar, e mashtroi dhe ia mori tokën. Ajo u tërbua dhe u ankua te priftërinjtë dhe murgjit në kishë. Ata e këshilluan të shkonte në Medinë, ku banonte Halifi Omer ibn El-Hatabi i njohur për drejtësi, për t’i paraqitur ankesën e saj.
🌴- Gruaja mori shërbëtorin e saj dhe udhëtoi për në Medinë. Kur mbërriti, pyeti për Halifin e Muslimanëve dhe ata e drejtuan tek ai. Gruaja u habit nga pamja e tij; rrobat e tij ishin të thjeshta dhe nuk kishte roje. Ajo dyshonte se ai ishte udhëheqësi i Besimtarëve, kështu që e pyeti: ” A je Ti Omeri?” Ai u përgjigj: “Po.” Ajo përsëriti me habi: “Ti je udhëheqësi i Besimtarëve?” Ai tha: “Po.”
Ajo tha: “Kam ardhur nga Egjipti për t’u ankuar për guvernatorin e tij, Amër ibn Asin,” dhe ajo shkurtimisht tregoi historinë e saj. Omeri mori një copë letër dhe shkroi vetëm një fjali mbi të:
👈- “Mbreti Kisra (Persian) nuk është më i drejtë se ne. Paqja qoftë mbi ata që ndjekin udhëzimin.”
Ai i tha asaj t’ia dorzonte Amër ibn Asit. Gruaja mori letrën dhe u largua. Kur e lexoi, u habit. “Kush është ky njeri? A erdha nga skajet e botës vetëm për të marrë këtë copë letër? Ku është drejtësia e Omerit për të cilën flasin?”
E zemëruar, ajo e hodhi letrën në tokë. Ndërsa shërbëtor i saj e mori pa e vënë re ajo, me qëllim që t’ua jepte priftërinjve në mënyrë që ata të shihnin se si Omeri Ibn Hatabi, udhëheqësi i Besimtarëve, i kishte poshtëruar.
Kështu, gruaja krishtere- kopte u kthye në Egjipt, ku zyrtarët e kishës e takuan dhe e pyetën. Ajo u tregoi atyre se çfarë kishte ndodhur. Ata e pyetën për copën e letrës dhe ajo tha se e kishte hedhur në tokë. Natyrisht, priftërinjtë dhe murgjit e qortuan, duke thënë: “Pse nuk e mbajte që ne t’u provonim njerëzve gënjeshtrat dhe mashtrimet e myslimanëve?”
🌴- Pastaj shërbëtorja e nxori letrën dhe u tha atyre: “E mora letrën dhe e solla këtu.” Priftërinjtë u kënaqën me letrën dhe shkuan të përballeshin me Amër bin Asin. Kur mbërritën, ata e pritën mbërritjen e tij. Kur ai erdhi në procesionin e tij, i veshur me rrobat më të mira, i rrethuar nga roje dhe ushtarë, ai rrezatonte forcë, krenari dhe frikë.
Pasi zbriti nga kali, kryeprifti iu afrua, i tregoi çfarë kishte ndodhur dhe ia dha copën e letrës. Guvernatori Amër bin Asi e hapi letrën dhe lexoi:
“Mbreti Kisra (Persian) nuk është më i drejtë se ne… dhe paqja qoftë mbi ata që ndjekin udhëzimin”.
Gruaja krishtere tregon se kur Amër bin Asi e lexoi letrën, fytyra e tij u zbeh dhe këmbët iu dridhën aq shumë sa gati ra përtokë. Ai e mbështeti shpinën në mur dhe i tha gruas kopte krishtere: “Erdha në xhami për t’u falur. Nëse dëshiron, mund të më lejosh të falem, dhe pastaj unë do ta shemb pjesën e xhamisë që të përket ty. Ose, nëse dëshiron, unë do të filloj ta shemb tani”. Gruaja dhe priftërinjtë u habitën nga ajo që panë. Ajo tha: “Faluni, por ju lutem më shpjegoni se çfarë përmban kjo letër”.
Amër bin As tha: “Para se të konvertohej në Islam, Halifi Omer ibn el-Hattab udhëtoi për në Persi. Mbreti Kisra i festonte Krishtlindjet përpara pallatit të tij. Ai i ndalonte festimet sa herë që kalonte një grua e moshuar me lopën e saj dhe i rifillonte pasi ajo të kishte vdekur.
Një ditë, ndërsa gruaja po ecte me lopën e saj pranë pallatit të mbretit, lopa e lëshoi baglën pikërisht përpara oborrit të mbretit. Një nga rojet e tij u zemërua, nxori shpatën dhe ia preu kokën lopës. Mbreti Kisra urdhëroi menjëherë që edhe koka e rojes të pritej.”
Omeri u habit dhe pyeti: “Kush është kjo grua e moshuar?” Ata thanë: Ajo zotëronte tokë pas pallatit të mbretit ku kulloste lopën e saj. Kur Mbreti Kisra donte ta zgjeronte pallatin, i kërkoi asaj t’ia shiste tokën, por ajo refuzoi. Kështu që ai i ofroi asaj një truall më të madh dhe më pjellor përballë pallatit. Plaka i tha mbretit: “Kam frikë se kur ta shëtis lopën time përpara pallatit, do të më ndalosh.”Kisrau i premtoi asaj se askush nuk do ta dëmtonte. Por kur roja e shkeli premtimin e mbretit, ai e vrau atë.
👈- Sigurisht, kur zotëria ynë Amër bin Asi e lexoi mesazhin: “Mbreti Kisra nuk është më i drejtë se ne… dhe paqja qoftë mbi ata që ndjekin udhëzimin”, ai menjëherë e kuptoi se Halifi Omer po e kërcënonte se do ta priste kokën nëse do t’i bënte padrejtësi gruas kopte- krishtere. Kështu që Amër bin Asi e shkatërroi atë pjesë të xhamisë dhe pronësia e saj iu rikthye kishës të cilën e zotron edhe sot.

Prof. ass. dr. Musa Vila