Gruaja, Përgojuesi dhe Burri!

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Thuhet se një shitës skllavësh shiti një skllav dhe i tha blerësit:

Unë të garantoj se ky djal i fuqishëm nuk ka asnjë të metë përveç njërës.

Blerësi pyeti: Çfarë është kjo e metë?

Ai tha: Thashetheme, përgojues.

Blerësi tha: Kjo është pak punë. Ti je i lirë, shko, nuk mbanë përgjegjësi ndaj tij, se unë nuk i dëgjoj përgojimet.

👈- Por vetëm disa ditë pasi kaluan skllavi erdhi te pronari i tij i ri dhe i tha:

Gruaja jote don të të vrasë në gjumë, që të martohet me dikë tjetër.

Burri pyeti: Si e di këtë?

Skllavi i tha: Unë e di çfarë po ndodh.

Shko dhe kalo natën me të, mos flej por vetëm shtiru se je fjetur dhe do ta shohësh vetë të vërtetën e asaj që them.

Pastaj skllavi shkoi te gruaja e pronarit dhe i tha:

Burri yt do të divorcohet nga ty dhe të martohet me dikë tjetër. A do të doje që unë të të këndoj një magji për të rikthyer dashurinë e tij për ty?

Ajo tha: Po, dhe do të kesh aq para sa të duash.

Ai skllavi i tha: Më sill tre kime nga poshtë mjekrës së tij që të mund ta përfundoj magjinë.

Kur gruaja erdhi te burri i saj me fjet dhe me qëllim që t’i merrte qimet, ajo mendoj se burri është fjetur, iu afrua me dorë. Burri mendoi se ajo donte ta vriste, siç i kishte thënë skllavi, kështu që e sulmoi shpejt me shpatën e tij dhe e vrau gruajen e vet.

Kur vëllezërit e saj mësuan për këtë, u tërbuan dhe nga hakmarrja vranë burrin e saj. Pastaj skllavi iku, duke shkaktuar dy vdekje dhe dy krime.

Kështu, burri dhe gruaja e tij ranë viktimë e veprave të liga të një skllavi thashethemexhi dhe pakujdesisë së atyre që i besuan fjalëve të tij.

Ne kërkojmë strehim te Zoti nga thashethemet dhe i kërkojmë Atij të na mbrojë prej tyre dhe nga autorët e tyre.

Prof. ass. dr. Musa Vila