Presidenti rus Vladimir Putin do të presë të martën në Moskë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës, sipas burimeve të Kremlinit.
Guterres pritet të ketë gjithashtu bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, njoftoi të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Shefi i OKB-së kishte kërkuar kohë më parë një takim me Putinin për të diskutuar luftën në Ukrainë. /atsh







