Guterres thërret në takim 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Të hënën më 30 gusht Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres do të takohet me përfaqësuesit e 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB (KS të OKB-së), Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Kinës dhe Rusisë për të diskutuar situatën në Afganistan.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Guterres thirri në takim përfaqësuesit e pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së me të drejtën e vetos.

Në zonën pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ku vazhdon puna për evakuimet, të enjten ndodhën disa shpërthime.

“BBC”, duke cituar një zyrtar të lartë shëndetësor, njoftoi se të paktën 60 persona u vranë dhe 140 u plagosën në këto sulme terroriste.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), koloneli Bill Urban, njoftoi se numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit është rritur në 13.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë organizata terroriste DAESh. /trt