Hakerët vjedhin 100 milionë dollarë në kriptomonedha

FILE PHOTO: A representation of virtual currency Ethereum are seen in front of a stock graph in this illustration taken February 19, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Harmony tha se sulmi nuk kishte prekur urën lidhëse me bitcoin

Hakerët kanë vjedhur 100 milionë dollarë në kriptomonedha nga Horizon, një urë blockchain, dhe është sulmi më i fundit i profilit të lartë në botën e financave të decentralizuara.

Detajet e sulmi janë të pakta por zhvilluesit pas Horizon, thanë se kanë identifikuar vjedhjen mëngjesin e së Mërkure. Kompania tha se po punon me Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe disa firma të sigurisë kibernetike.

Ura blockchain luajnë një rol shumë të rëndësishëm në hapësirën DeFi duke ju ofruar përdoruesve një mënyrë për të transferuar asetet e tyre nga një blockchain tek tjetri. Në rastin e Horizon përdoruesit mund të dërgojnë tokenë nga rrjeti Ethereum në Binance Smart Chain.

Harmony tha se sulmi nuk kishte prekur urën lidhëse me bitcoin. Këto ura janë bërë një objektiv kryesor i hakërreve për shkak të problemeve të sigurisë në fshehin në kodin e tyre.

Likuiditeti i lartë i bën ato objektiva joshës për hakerët. Harmony nuk tha për mënyrën sesi fondet janë vjedhur saktësisht. /PCWorld Albanian