Hakohet krijuesi i Ethereum Vitalik Buterin dhe ju kushton ndjekësve 691 mijë dollarë

Hakimi u zbulua ditën e Shtune kur një postim u shfaq në Twitter-in e Buterin i cili njoftonte lançimin e disa NFT-ve nga një ofrues softueri quajtur Consensys.

Krijuesi i Ethereum Vitalik Buterin ka rënë viktimë e një hakeri në Twitter i cili vodhi më pas 691 mijë dollarë nga përdoruesit të cilët ndoqën një lidhje të postuar në kohështrirjen e tij.

Hakimi u zbulua ditën e Shtune kur një postim u shfaq në Twitter-in e Buterin i cili njoftonte lançimin e disa NFT-ve nga një ofrues softueri quajtur Consensys.

Lidhja me maluerë – e cila mund tu jetë shfaqur 4.9 milionë ndjekësve – ju kërkonte viktimave të lidhnin portofolët e tyre për të prodhuar NFT por në të vërtetë krijonte një vakum për hakerin i cili vidhte më pas paratë e tyre.

 

Përdoruesit ishin të parët që ngritën alarmin për lidhjen e rreme ndërsa i pari që konfirmoi se Buterin është hakuar ishte babai i tij Dimitry “Dima” Buterin.

Postimi në kohështrirjen e Buterin është fshirë tashmë por dëme është bërë ndërsa një numër viktimash kanë konfirmuar humbjen e parave.

Sipas hetuesit të blockchain @ZachXBT, janë vjedhur 691 mijë dollarë nga ky sulm.

Pas shumë humbjeve është spekuluar vazhdimisht nëse viktimat duhen kompensuar nga vetë zhvilluesit për humbjet e tyre.