Ballina Lajmet Kosovë Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë

Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë

Pikëkalimi kufitar në Jarinjë është hapur të mërkurën pas orës 08:30.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Është hapur sot pas orës 08:30”, ka thënë ai shkurtazi.

Kjo pikë kufitare është mbyllur që nga 24 shtatori, kur ndodhi incidenti në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.