Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi Big Island në Hawai, shkruan BBC.
Bëhet fjalë për tërmetin më të fortë, regjistruar që nga 1975-a deri më sot në arqipelag, ku prej ditësh ndodhin shpërthime të vullkanit Kilauea.
Mijëra vetë u evakuuan dhe shqetësimi për llavën që mund të ridalë dhe gazrat toksikë, është gjithnjë në rritje tek qendrat e banuara.
Autoritetet e ishullit evakuuan disa prej banorëve dhe izoluan zonën. Për momentin nuk regjistrohen dëme në infrastrukturë.
Ekspertët e kanë përjashtuar alarmin e një tsunami të mundshëm.
Observatori vullkanologjik i Hawaiit referon se rrjedhja e llavës po spostohet në drejtim të lindjes së Puna-s, një zonë kjo e pasur me pyje dhe të mbjella.
Në këtë zonë të ishullit ka mbi 2 mijë vetë, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, disa prej të cilave u shkatërruan nga llava vullkanike./oranews








