Hazard shpallet lojtari i vitit në Europa League

Eden Hazard shpallet lojtari më i mirë i edicionit të kaluar të Europa League. Sulmuesi belg i transferuar në merkaton e kësaj vere te Reali i Madridit u vlerësua për paraqitjet e tij me Chelsea-n dhe për dy golat që realizoi në finalen e fituar me shifrat e thella 4-1 ndaj Arsenalit.

Hazard mposhti konkurencën e ish-shokut të skuadrës Oliver Giroud dhe shokut të tij të ri të skuadrës Luka Jovic i cili spikati me fanellën e Frankfurtit në sezonin e kaluar të Europa League.

Hazard nuk ishte i pranishëm në cermoninë e hedhjes së shortit për sezonin 2019-2020 të Europa League por falenderoi organizatorët për çmimin me një video