Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hegseth: Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane mbetet “e hekurt”

Hegseth: Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane mbetet “e hekurt”

US Defense Secretary Pete Hegseth delivers the State of the Force address in Quantico, Virginia [File: AFP]

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit mbetet “e hekurt” dhe paralajmëroi Iranin se presidenti Donald Trump ka në dispozicion të gjitha opsionet nëse Teherani vazhdon të “luajë lojëra” me këtë rrugë të rëndësishme detare.

Hegseth tha se SHBA-ja kontrollon ngushticën dhe se Irani, sipas tij, nuk ka mundur të kalojë asgjë përmes saj.

Ai i bëri thirrje Iranit të “bëjë zgjedhjen e duhur”, duke paralajmëruar se Trump nuk do të lejojë që situata të zgjatet pa nevojë.

Hegseth përsëriti gjithashtu qëndrimin e Trumpit se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore, duke e cilësuar këtë si një interes jetik kombëtar të SHBA-së. /mesazhi