Helmim në një rropaqepësi në Durrës, 40 gra përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një rropaqepësi në Durrës, ndërsa burime bëjnë me dije se janë helmuar 40 gra, të cilat ishin punonjëse në këtë fabrikë.

Shumica e tyre janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore, raporton Fax News.

Ende nuk dihen shkaqet e helmimit, ndërsa shumica prej grave janë paraqitur me marrje mendsh, dhe humbje ekuilibri. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e policisë apo spitalit të Durrësit.

E gjithë urgjenca e Durrësit është mobilizuar për të sistemuar të helmuarat, pasi numri i atyre që i drejtohen spitalit sa vjen dhe shtohet.

Kjo është një situatë e përsëritur në qytetin e Durrësit, pasi dhe pak muaj më parë snjë numër shumë i lartë punonëjsesh u helmuan në një tjetër biznes fasonerie.