Hill për zgjedhjet: SHBA pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë

Ambasadori amerikan, Christopher Hill, me rastin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, ka thënë se Qeveria e ShBA-së pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë, për çështje me interes të përbashkët.

“Kjo, natyrisht, përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për t’u bërë plotësisht pjesë e familjes së kombeve perëndimore,” tha Hill në platformën “X”.

Po ashtu, Hill ka thënë se Serbia duhet t’i arrijë shumë për të qenë e gatshme për këtë rrugëtim, e njëra prej tyre është sundimi i ligjit.

Më tej, zgjedhjet janë një “stres test” për demokracinë dhe kjo vlen për çdo vend.