Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet

Në një fshat të vogël malor të Indisë jetonte një burrë bashkë me gruan e tij. Ai ishte shumë i varfër, por shumë punëtorë. Një ditë gruaja e tij e cila punonte si punëtore në minierën e qymyrit, ra mbi shkëmbinj dhe u plagos rëndë. Rrugës për në spital ajo ndërroi jetë. Burri u mërzit jashtë mase, ngase e donte shumë gruan e tij, ajo ishte pasuria e vetme që kishte në këtë jetë.
Pasi ajo u largua nga kjo botë, burri i vetmuar filloi të shkonte në mal. Merrte një çekiç dhe një daltë me vete, shkonte herët në mëngjes dhe kthehej në darkë vonë. Njerëzit në fshat e merrnin si të marrë, madje filluan ta quanin edhe njeriu i malit, por burrit kjo aspak nuk i bënte përshtypje.
Një ditë prej ditësh, si gjithmonë, burri doli në mëngjes, por nuk u kthye më. Kur njerëzit e gjetën, u habitën nga ajo që panë atje. Në fakt doli që ai nuk kishte qenë i marrë. Kur gruaja e tij ndërroi jetë, atyre iu deshën tetë orë për të mbërritur në spitalin e qytetit, pasi midis fshatit të tyre dhe qytetit ishte një mal dhe rruga kalonte rreth e qark malit.
Përfundimisht, mjekët i thanë se nëse do kishte ardhur më herët, gruaja e tij do të kishte mbijetuar. Kjo ishte arsyeja pse burri për njëzet vite me radhë shkonte në mal gërmonte malin vetëm me çekiç dhe me daltë, duke ndërtuar një rrugë njëqind metra të gjatë. Falë punës së tij, distanca e qytetit nga fshati u bë pesëmbëdhjetë kilometra nga pesëdhjetë e pesë që ishte. Njerëzit që për njëzet vite me radhë e quanin të marrë, filluan ta bekonin sa herë që shkonin në qytet dhe kalonin përmes rrugës që ai e kishte ndërtuar me duart e tij duke përdorur vetëm një çekiç dhe një daltë për njëzet vite pa ndërprerë. Ai burrë, nuk deshi që fatin e tij të keq ta pësonte edhe dikush tjetër nga fshati i tij.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai i cili bëhet më i dobishmi për njerëzit”
/islamgjakova