Historike: Dy Koretë bëjnë paqen (Foto)

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut do të krijojnë një “pakt paqeje” për t’i dhënë fund Luftës Koreane pas 68 vjetësh, pasi Kim Jong-un ra dakord të “kryejnë denuklearizimin” gjatë bisedimeve të sotme historike.

Kim Jong-un u bë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që ka hyrë në territorin Jugor për 65 vjet ndërsa u takua me Presidentin Moon Jae-in për një samit të paqes.

Dy armiqtë e betuar shkëmbyen një përshëndetje të ngrohtë në paralelin e 38-të në fshatin e armëpushimit të Panmunjomit.

Të dy palët kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët paqeje, dhe kanë mbjellur pemë.

Në momentin historik, kur të dy udhëheqësit shtrënguan duart përgjatë vijës së Demarkacionit Ushtarak, që ndanë rivalët, Kim tha se zemra e tij ‘vazhdon të pulsojë’. Diktatori më pas e falënderoi homologun e tij për takimin në ‘vendin historik’, ndaj të cilit ai u përgjigj duke thënë se diktatori kishte bërë një “vendim shumë të guximshëm” për të ardhur në Jug. /MESAZHI/

Kim Jong-un and his South Korean counterpart Moon Jae-in embraced after signing agreements during their historic talks today