Qeveria holandeze do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me furnizime ushtarake.
Kryeministri Mark Rutte, në llogarinë e tij në rrjetet sociale, në lidhje me bisedën e tij telefonike me presidentin ukrainas Vladimir Zelenskiy, shkroi: “Gjithnjë e më shumë objektiva civile dhe civilë ukrainas po goditen. Është me rëndësi të madhe të mblidhen sa më shumë prova për krime të mundshme lufte. Holanda do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me furnizime ushtarake.”
Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi se vendi i tij do të dërgojë materiale sulmi ushtarak për rezistencën ukrainase.
“Ne nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë dhe NATO nuk është parashikuar të dërgojmë trupa.” tha ai.
Trupat ruse filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt. /trt





