Kryeministri i Republikës së Kosovës përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook ka konfirmuar kthimin në Prishtinë, pas zhvillimeve të djeshme.
Ky është postimi i plotë:
Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.
E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.