HP prezanton laptopin gaming më të lehtë në botë

Transcend 14 ka një çip Meteor Lake me NPU të dedikuar. Ekrani 2.8K 2880×1800 OLED ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz dhe kapacitet ndriçimi prej 500nits.

HP prezantoi në panairin vjetor të teknologjisë CES 2024 laptopin gaming Omen Transcend 14 për të cilin thotë se është laptopi 14-inç gaming më i lehtë në botë.

Me një peshë prej vetëm 1.6 kilogram, Omen Transcend 14 ngjan më shumë me një laptop ultra portativ sesa një laptop gaming.

Vetëm 45 gram më i rëndë sesa një MacBook Pro 14-inç dhe 68 gram më i lehtë sesa laptopët gaming super portativ si ASUS ROG Zephyrys G14.

Edhe pse nuk është aq i fuqishëm sa Omen Transcend 16, me siguri performanca nuk do të ndikohet falë procesorëve të gjeneratës së fundit Intel Core Ultra 7 ose Ultra 9, deri në 32GB RAM DDR5, 2TB hapësirë dhe grafikat RTX 4070.

Pavarësisht përmasave, laptopi ofron dy porta USB-A dhe dy porta USB-C së bashku me një portë të plotë HDMI 2.1. Për ata që duan shpejtësitë maksimale wireless, përdoruesit kanë opsionin për të kaluar në kartën Wi-Fi 7 me Bluetooth 5.4.

Transcend 14 ka një çip Meteor Lake me NPU të dedikuar. Ekrani 2.8K 2880×1800 OLED ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz dhe kapacitet ndriçimi prej 500nits.

Ndan shumë tipare të ngjashme me “vëllain” e madh Transcend 16 për nga dizajni i cili gjithashtu është përditësuar me procesorët dhe ekranet më të fundit.