Hudhra mund të jetë shumë e rrezikshme!

Është e vështirë të rendisni të gjitha vetitë e dobishme të hudhrës, por duhet të dini se në disa situata mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Sipas studimeve, konsumimi aktiv i hudhrës relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Është shumë efektive në uljen e niveleve të kolesterolit (LDL).

Ajo forcon sistemin imunitar dhe është e dobishme për trajtimin e infeksioneve. Është e shëndetshme dhe mund të kombinohet lehtësisht me gatime të ndryshme. Megjithatë, sado e shëndetshme të jetë, ka raste ku shkakton probleme. Nuk duhet ta kombinoni me terapitë e mëposhtme, shkruan abcnews.al.

– Hudhra ka veti natyrale antikoagulante dhe nuk duhet të kombinohet me barna antikoagulante – ilaçe që përdoren për trajtimin e problemeve të qarkullimit të gjakut, hollimin e gjakut dhe në këtë mënyrë parandalimin e mpiksjes.

– Nëse jeni duke marrë ndonjë mjekim, nuk duhet të merrni hudhra pa u konsultuar më parë me mjekun.

– Nëse keni probleme me mëlçinë dhe jeni duke marrë terapi, hudhra mund të ulë efektivitetin e saj.

– Personat me stomak të ndjeshëm duhet të shmangin hudhrën, sepse është e vështirë për t’u tretur.

– Gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, marrja e hudhrës si ilaç nuk rekomandohet.

– Nëse keni presion normal ose të ulët të gjakut, nuk duhet të hani hudhër çdo ditë. Presioni mund të bjerë edhe më shumë dhe të shkaktojë komplikime.