Hysaj vendos për të ardhmen e tij

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj mund të rinovojë kontratën me skuadrën aktuale të tij.

Trajneri Rino Gattuso i ka dhënë më shumë besim lojtarit shqiptar se sa tekniku Carlo Ancelotti.

Gattusoa e ka bërë pjesë të rëndësishme të grupit, Hysajn dhe ai e ka shpërblyer në mnëyrën më të mirë, shkruan IndeksOnline.

Lojtari i kombëtares shqiptare ka treguar se vlen dhe ka shfaqur vlerat e tij më të mira në disa ndeshje në Serie A si dhe në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo problemi i vetëm qëndron në lidhje me kontratën e re. Dy palët mund të ulen dhe të diskutojë në lidhje me rinovimin e futbollist, gjë që shumë lehtë mund të ndodh duke parë edhe vet dëshirën e lojtarit.