Icardi hyri në histori të klubit, ja çfarë thotë

Mauro Icardi është i lumtur tek Paris Saint – Germain.

Lojtari i cili i takon Interit, por po luan si i huazuar me kampionët e Ligue 1, po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin francez.

Argjentinasi është bërë lojtari më i shpejtë në histori të PSG që ka shënuar 10 gola, por nuk ka qenë në dijeni për këtë arritje, shkruan indeksonline.

“Unë nuk e dija këtë, dhe është krenari që kam arritur këtë lloj gjëje dhe që kam bërë historinë me një skuadër si PSG”, tha Icardi.

“Përpiqem që gjithmonë të jem i gatshëm dhe të jem opsion për shokët e skuadrës, që ata të gjejnë lojtar të lirë në sulm për të shënuar sa më shumë gola”

PSG ka në dispozicion opsionin që ta blejë Icardin, për një shumë që do të prekte rreth 70 milionë euro.