Ilir Deda i kundervihet Albulena Haxhiut

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka akuzuar deputetin e pavarur, Ilir Dedën, për siç ka thënë ajo, një fjali që ky i fundit ia ka thënë deputetit të GDP-së, Dardan Molliqaj.

“Ilir Deda, deputeti i “moderuar” para pak minutash në byfen e deputetëve i tha Dardan Molliqajt, me qene në vend të tyre (s’e di ne vend te kujt, ndoshta të Kadri Veselit) i kisha qit zhag dhe shkelma jashtë këta të VV’së”, ka shkruar ajo në Facebook.

Këtij shkrimi i është kundërpërgjigjur Ilir Deda.

“Kjo ka të bëj më shumë me shpërqendrim të vëmendjes dhe opinionit publik – këto janë lojëra fëmijësh”, ka thënë Deda në një lidhje direkte në Klan Kosova.