Ilir Meta, vizitë në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, do të zhvillojë të hënën një vizitë në Kosovë.

Meta, bashkë me homologun e tij Hashim Thaçi, do të priten nga garda ceremoniale e FSK-së te Platoja e Teatrit në Gjilan.

Meta e Thaçi do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.