India teston një raketë balistike me kapacitet të godasë të gjithë Kinën

India njoftoi se ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale me kapacitet bërthamor prej 5.000 kilometrash.

Në njoftimin e qeverisë indiane thuhet se është testuar me sukses raketa e quajtur “Agni-5”, e cila u lëshua nga një ishull në lindje të vendit.

Testimi i raketës është kryer në përputhje me “politikën e besueshme të përfrikësimit [parandalimit] minimal”, vijon më tej komunikata e qeverisë.

Vlerësohet se raketa balistike “Agni-5” mund të godasë të gjithë territorin e Kinës. /trt