Një ish infermier gjerman, i akuzuar për vrasjen e 100 pacientëve që ishin nën kujdesin e tij, pranoi të martën se e kishte bërë një gjë të tillë, shkruan topchannel.
Pranimi u bë gjatë ditës së parë të gjyqit.
I pyetur nga gjykatësi në qytetin verior Oldenburg nëse akuzat ndaj tij ishin të sakta, i pandehuri Niels Hoegel u përgjigj: “Po”.
“Ajo për të cilën unë akuzohem, ka ndodhur në të vërtetë, tha 41 vjeçari.






