Infermierja që do t’ia falë pagën e saj kryeministrit

Kryeinfermierja e klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Arta Sejdiu, është revoluar keq me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Haradinaj, dyfishimin e rrogës së tij e arsyetoi duke thënë se nëse kryeministri e ka rrogën e vogël, atëherë mund të korruptohet, shkruan Gazeta Shneta.

Ndersa zonja Sejdiu ka reaguar duke thënë se “po i bjen që ne që i kemi pagat e vogla mundemi me vjedhë.”

Ndiqeni postimin e saj të plotë në Facebook:

“A po i bjen që ne që i kemi pagat e vogla “mundemi me vjedhë”. Unë deklaroj që pagën time do t’ia jap kryeministrit, më zi nuk bëhet. Le ti mbajë kur nuk ka para të imëta. Tani e kuptova që përgjegjësia politike qenja më e madhe se përgjegjësia e të shpëtuarit jetë.

Mendoni vec për vete, merrni pare, hiqeni Gjykatën Speciale, ju fitojeni lirinë e neve na ktheni në terr… Ashtu kështu në fund të pusit jeni”. /Gazetashneta/