Iniesta zyrtarizon largimin me lot në sy

Andres Iniesta edhe zyrtarisht ka deklaruar se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Iniesta kishte arritur të bëhej pjesë e Barcelonës përmes akademisë së futbollit ‘La Masia’, ndërsa tani është një nga lojtarët më me ndikim në futboll.

“Ky është sezoni im i fundit këtu. Unë dua të falënderoj shokët e ekipit tim”, ka thënë fillimisht Iniesta në konferencën lamtumirës.

“Po largohem sepse ndjej se ky klub meriton më shumë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, dhe unë ndjej se nuk mund të japë më të mirën më në aspektin fizik dhe atë mental”.

“Në të ardhmen e afërt unë nuk do të jem i aftë ta jap më të mirën për Barçën tërë kohën, e në veçanti në aspektin fizik”.

“Dua të arrijë prapë në maje, të fitoj tituj dhe të ndihem i dobishëm”.

33-vjeçari ka fituar gjithsej tetë tituj të La Ligës dhe katër tituj në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu edhe dy Kampionate Evropiane.

Ndërkaq presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë për El Larguero se nga viti 2004 e deri tani, Iniesta ka qenë lojtari më i rëndësishëm që e kanë pasur sepse ka qenë pjesë e çdo projekti të trajnerëve qysh prej kohës së Frank Rijkaardit.

Vlen të ceket se Iniesta është afër për të fituar titullin e nëntë me Barcelonën, të cilin mund ta fitojmë vetëm me një barazim gjatë takimit në fundjavë me Deportivo La Corunan.