Instagram teston një funksionalitet që WhatsApp e ka që prej 2014-ës

Mark Zuckerberg dhe Adam Mosseri njoftuan në kanalin e transmetimit të Instagram se ndryshimi aktualisht është në testim ndërsa Mosseri publikoi një foto të opsionit.

Përdoruesit e Instagram së shpejti do të kenë opsionin për të përdorur ose jo indikatorët e leximit të mesazheve në mesazhet direkte.

Mark Zuckerberg dhe Adam Mosseri njoftuan në kanalin e transmetimit të Instagram se ndryshimi aktualisht është në testim ndërsa Mosseri publikoi një foto të opsionit.

Por ata nuk përmendën nëse opsioni po vjen në Messenger i cili në të njëjtën mënyrë detyron përdoruesit të pranojnë indikatorët e leximit të mesazhit ndërsa nuk ka një mënyrë për çaktivizimin e tyre.

Meta nuk specifikoi se në çfarë kapaciteti kompania po i teston këto veçori dhe kur do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit. Instagram vjen me vonesë për një opsion të tillë ndërsa WhatsApp e ofron diçka të tillë që prej 2014-ës.

Kompania gjithashtu planifikon të integrojë enkriptimin fundor për mesazhet direkte të Instagram pasi ta ketë implementuar në Messenger deri në fund të vitit.