Rrjeti social Instagram ka vendosur të luftojë lajmet e rreme. Aplikacioni tashmë do të lejojë përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet të cilat konsiderohen si të rreme, megjithatë ky funksionalitet për momentin është i disponueshmë vetëm në SHBA.
Kjo risi ka qëllim të dyfishtë: së pari të konstatojë keqinformimin në platformë dhe së dyti të zhvillojë algoritmet e inteligjencës artificiale për të identifikuar falsitetet.
Instagram ka menduar të përdorë fillimisht sinjalizimet e përdoruesve dhe disa faktorë të tjerë, si përshembull vjetërsia e një postimi, për të vlerësuar nëse një përmbajtje ka nevojë të kontrollohet ose jo.
Kompanitë që do të merren me verifikimin janë të njëjtat që kontrollojnë përmbajtjet në Facebook. Lajmet që konfirmohen si të rreme nuk hiqen por bëhen të padukshme dhe injorohen nga seksioni ‘eksploro’. Llogaria që e ka postuar nuk merr asnjë njoftim kur përmbajtjet e saj janë nën vëzhgim edhe nëse konsiderohen false./ Opinion.al