Intel finalizon teknologjinë e cila do ti japë lidershipin të prodhimin e çipeve

Teknologjia Intel 20A do të mbështetet tek tranzistorët RibbonFET. Me 20A Intel do të arrijë të tejkalojë rivalët TSMC dhe Samsung. Kompania planifikon që të përdorë këtë teknologji prodhimi në gjysmën e parë të 2024.

Intel ka përfunduar zhvillimin e proceseve të fabrikimit Intel 18A(1.8-nanometër) dhe Intel 20A(Intel 2-nanometër) dhe do të përdoren për të prodhuar produktet e vetë kompanisë si dhe çipet për klientët e biznesit të prodhimit.

Presidenti i Intel China, tha gjatë një evenimenti se kompania kishte finalizuar zhvillimin e Intel 18A dhe Intel 20A por nuk do të thotë se teknologjia është e gatshme për prodhimin të produkteve komerciale më tepër sesa janë përcaktuar specifikimet, materiale, kërkesa dhe objektivat e performancës për të dyja.

Teknologjia Intel 20A do të mbështetet tek tranzistorët RibbonFET. Me 20A Intel do të arrijë të tejkalojë rivalët TSMC dhe Samsung. Kompania planifikon që të përdorë këtë teknologji prodhimi në gjysmën e parë të 2024.

Ndërkaq Intel 18A do të jetë një rafinim i RibbonFET duke tkurrur më tutje madhësinë e tranzistorëve. Zhvillimet e kësaj arkitekturë do të shkojnë gjysmën e dytë të 2024.

Intel pret që teknologjia 1.8-nanometër do të përdoret për prodhim në volume të larta për konsumatorët e saj në gjysmën e dytë të 2024. /PCWorld Albanian