Muajin e kaluar u raportua se Tan ishte duke planifikuar një ristrukturim të gjerë të operacioneve të prodhimit dhe inteligjencës artificiale të Intel pasi kompania humbi lidershipin në prodhimin e çipeve tek gjiganti Tajvanez TSMC.
Intel pritet të zbulojë planet për shkurtimin e 20 përqind të fuqisë punëtore, një lëvizje e cila vjen për të përmirësuar operacionet e saj dhe reduktuar joefikasitetin burokratik brenda kompanisë raportoi Bloomberg.
Shkurtimet janë pjesë e një strategjie të gjerë për të ripërqendruar tek një kulturë e orientuar nga inxhinieria.
Ato do të ishin hapi i parë i CEO-s së ri të Intel, Lip-Bu Tan, i cili mori drejtimin e Intel muajin e kaluar me shpresën për të ringjallur kompaninë Amerikane e cila ka humbur shkëlqimin e saj për shkak të sfidave përgjatë viteve dhe keqmenaxhimit.
Muajin e kaluar u raportua se Tan ishte duke planifikuar një ristrukturim të gjerë të operacioneve të prodhimit dhe inteligjencës artificiale të Intel pasi kompania humbi lidershipin në prodhimin e çipeve tek gjiganti Tajvanez TSMC.
Ditën e Enjte prodhuesi i çipeve do të raportojë financat për tre mujorin e parë të 2025 duke ofruar një pamje më të qartë të strategjisë së Tan për të ndryshuar fatin e kompanisë.
Strategjia e ish-CEO-s Pat Gelsinger për të rikthyer lidershipin në prodhimin e çipeve dështoi pasi planet e tij nuk ngjallën as shpresë as besim në bordin drejtues të Intel.
Kompania me seli në Santa Clara të Kalifornisë ka 108,900 punonjës në mbarë botën.