Intel “thumbon” AMD me procesorët e rinj për laptopët

Intel pretendon se çipet Core Ultra konsumojnë 79 përqind më pak energji sesa gjenerata e kaluar Ryzen 7840U dhe janë deri në 11 përqind më të shpejtë sesa hardueri AMD kur i gjithë procesorit vihet në funksion.

Intel zyrtarisht hyri në epokën e kompjuterëve AI me prezantimin e çipeve më të fundit Core Ultra për laptopët ditën e Enjte.

Me emrin e koduar “Meteor Lake”, këto janë procesorët e parë Intel që përmbajnë një NPU, ose njësi e përpunimit neural, për proceset AI.

Lançimi vjen vetëm një javë pasi AMD prezantoi procesorët e ardhshëm Ryzen 8040 të cilët në fakt janë të njëjtit procesorë Ryzen 7040 por me NPU më të shpejtë.

Ndërsa Intel në këtë rast duket sikur po përpiqet të kapë AMD, çipet Core Ultra janë një hap i madh përpara.

Intel pretendon se çipet Core Ultra konsumojnë 79 përqind më pak energji sesa gjenerata e kaluar Ryzen 7840U dhe janë deri në 11 përqind më të shpejtë sesa hardueri AMD kur i gjithë procesorit vihet në funksion.

Efikasiteti është një komponent kyç i çipeve Core Ultra: Janë ndërtuar mbi procesin e prodhimit 7-nanometër që Intel për qëllime marketingu e quan Intel 4. Sipas kompanisë janë çipet më efikase që mund të vendosen në laptopët super të hollë.

Kanë në përbërje bërthama të reja P (Performance) dhe E (Efikasiteti) si dhe grafika Arc të integruara që janë deri në 2 herë më të shpejta sesa gjenerata e kaluar.

Familja core Ultra debuton me Ultra 7 165H në krye të linjës duke ofruar 16 bërthama dhe 22 threads (6 bërthama P, 8 bërthama E dhe 2 bërthama E me fuqi të ulët) si dhe një frekuencë maksimale prej 5Ghz.

Një model akoma më i fuqishëm Ultra 9 185H do të debutojë në tre mujorin e parë të 2024 me frekuencë më të lartë prej 5.1Ghz, grafika më të fuqishme dhe konsum më të lartë energji prej 45W krahasuar me 28W të Ultra 7.

Normalisht krahas procesorëve të performancës së lartë H-Series, kompania do të ofrojë edhe modelet me energji të ulët U-Series. Ndërsa grafikat e integruara të Intel nuk pritet të thyejnë rekorde performance ë gaming, ato janë në një nivel me grafikat e integruara të serive 7000 të AMD.

Intel thotë se Ultra 7 165H ofron dyfishin e performancës së Core i7-1360P në 1080P në Baldur’s Gate 3. Në mesin 18 titujve të testuar përfshirë Apex Legends, Overwatch 2 dhe Final Fantasay XIV, Intel thotë se Ultra 7 165H është 5 përqind më i shpejtë sesa Ryzen 7 7840U në laptopin Thinkpad T16.

Sa i përket proceseve AI, Intel thotë se çipet Core Ultra mund të arrijnë deri në 34 TeraOPS duke kombinuar NPU, GPU dhe CPU. Ndryshimi i madh është përfshirja e NPU sepse mundëson funksionalitete në Windows 11 si Studio Effects duke mjegulluar sfondet në aplikacionet e video konferencave apo përmirësuar ndriçimin pa dëmtuar baterinë.

Intel thotë se Ultra 7 165H është 70 përqind më i shpejtë sesa Ryzen 7 7840U në Adobe Premiere Pro dhe 5.4 herë më i shpejtë në GIMP Stable Diffusion në proceset AI.