Intel zgjeron gjeneratën e 13-të të procesorëve me 16 modele të reja

Intel do të lançojë 16 procesorë të rinj të gjeneratës së 13-të, 8 prej të cilëve janë modele të reja dhe pesë të tjerë ndajnë të njëjtin konfigurim bërthamash si seritë K.

Intel do të zgjerojë familjen e procesorëve desktopë me modele të reja 65W dhe 35W të cilët sjellin kosto më të ulët për entuziastët që bëjnë ndërtime kompjuterësh.

Intel do të lançojë 16 procesorë të rinj të gjeneratës së 13-të, 8 prej të cilëve janë modele të reja dhe pesë të tjerë ndajnë të njëjtin konfigurim bërthamash si seritë K.

Diferenca mes këtyre çipeve është kryesisht tek frekuencat të cilat janë modifikuar për të ulur konsumin e energjisë. Edhe kanë një konfigurim 65W dhe 35W, fuqia e tyre maksimale llogaritet deri në 219W dhe 106W respektivisht.
Seritë Intel Core i9-13900

Le të fillojmë me Core i9-13900F i cili ka 24 bërthama dhe 32 threads me 36MB L3 Cache plus 32MB L2 Cache. Procesori ka frekuencë bazë prej 2Ghz dhe maksimale prej 5.6Ghz. Ofron mbështetje për 20 linja PCIe 5.0 dhe memorie RAM DDR5-5600. Krahasuar me 13900F, varianti i9-13900 ka grafika të integruara dhe çipet shiten për 524 dollarë dhe 549 dollarë respektivisht.
Seritë Intel Core i7-13700

Ka 16 bërthama dhe 32 threads me 30MB L3 cache dhe 24MB L2 Cache. Frekuenca bazë është 2.1Ghz ndërsa ajo maksimale prej 5.2Ghz me 20 linja PCIe 5.0 dhe memorie RAM DDR5-5600. Procesori kushton 359 dollarë ndërsa varianti me grafika të integruara i7-13700 kushton 384 dollarë.
Seritë Intel Core i5-13000

Kompania është përqendruar shumë në segmentin e procesorëve buxhetorë. Core i5-13600 ka 14 bërthama dhe 20 threads me 24MB L3 Cache dhe 11.5MB L2 Cache. Frekuenca bazë është 2.7Ghz dhe maksimale prej 5.0Ghz. Procesori do të shitet për 255 dollarë.

Intel lançoi edhe Core i5-13500 me të njëjtin numër bërthamash por frekuencë bazë 2.5Ghz dhe maksimale prej 4.8Ghz. Do të shitet për 232 dollarë.

Së fundi pjesë e këtij segmenti janë edhe Core i5-13400 dhe i5-13400F. Procesorët kanë 10 bërthama dhe 16 threads secili me 20MB L3 Cache dhe 9.5MB L2 Cache. Frekuenca bazë është 2.5Ghz dhe maksimale prej 4.6Ghz. Çmimet janë 221 dollarë dhe 196 dollarë respektivisht. I vetmi dallim mes tyre është mos përfshirja e grafikave të integruara për variantin F.
Seritë Intel Core i3-13100

Së fundi vjen familja e procesorëve i3 me dy modele, i3-13100F dhe i3-13100. Procesorët kanë karakteristika të njëjta prej 4 bërthamash dhe 8 threads me 12MB L3 Cache dhe 5MB L2 Cache dhe frekuencë bazë prej 3.4Ghz dhe turbo prej 4.5Ghz.

Procesorët do të shiten për 134 dollarë dhe 109 dollarë respektivisht.

Familja e procesorëve desktop të gjeneratës së 13-të do të debutojë krahas linja të pllakave amë H770 dhe B760. /PCWorld Albanian