Ballina Arritje Teknologji Inteligjenca Artificiale dhe ChatGPT për një vaksinë kundër kancerit? Ja si funksionon

Inteligjenca Artificiale dhe ChatGPT për një vaksinë kundër kancerit? Ja si funksionon

Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale përdoret çdo ditë nga miliona persona dhe diskutimet se përdorimi i ChatGPT po na bën më dembelë, duket se teknologjia mund të na ndihmojë edhe në mjekësi.

Një ekspert i teknologjisë, përdori inteligjencën artificiale dhe ChatGPT për të krijuar vaksinë kundër kancerit për qenin e tij që po vdiste.

Në vitin 2019, Paul adoptoi qenushen Rosie nga një strehë për kafshët e braktisura. Në vitin 2024, ajo u diagnostikua me kancer dhe mjekët u shprehën se nuk mund ta ndihmonin, kështu që Paul vendosi ta merrte çështjen në duart e veta.

Ai pagoi 3,000 dollarë për të zbërthyer ADN-në e tumorit të saj, ndërsa më pas futi të dhënat në ChatGPT dhe AlphaFold, për të identifikuar proteinat që kishin pësuar mutacione dhe ndihmuan në hartimin e një vaksine mRNA nga e para.

Paul ua kaloi të gjitha gjetjet mjekëve, të cilët u tronditën që dikush pa përvojë në biologji arriti ta realizonte këtë. Bazuar në të dhëna, mjekët prodhuan vaksinën dhe pas vetëm disa javësh trajtimi, tumori i Rosie u tkurr përgjysmë dhe gjendja e saj u përmirësua.