Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune

Hulumtimet e cituara prej tij, thonë se 60 përqind e punonjësve janë në vende pune që nuk kanë ekzistuar në 1940.

Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë afro 300 milionë vende pune me kohë të plotë sipas një raporti të firmës së investimit Goldman Sachs.

Do të zëvendësonte afro ¼ e punëve në SHBA dhe Evropë por gjithashtu vende të reja pune dhe një boom produktiviteti mund të nisë.

Dhe mund të çojë drejt rritjes së vlerës së sendeve dhe shërbimeve prodhuar globalisht më 7 përqind. AI gjeneruese mund të krijojë përmbajtje të nuk dallohen nga puna e njeriut dhe është një avancim madhor thotë raporti.

Raporti thekson se AI do të ndikojë në sektorë të ndryshëm ku 46 përqind e punëve administruese dhe 44 përqind e profesioneve ligjore do të automatizohen. Vetëm 6 përqind e punëve në ndërtim dhe 4 përqind në mirëmbajtje do të automatizohen.

Hulumtimet e cituara prej tij, thonë se 60 përqind e punonjësve janë në vende pune që nuk kanë ekzistuar në 1940.

Por hulumtime të tjera sugjerojnë se ndryshimi teknologjik që prej 1980 ka zhvendosur punonjësit nga një punë të tek tjera më shpejtë duke krijuar punë të reja.

Nëse inteligjenca artificiale është e ngjashme me avancuara e teknologjike të shekullit të kaluar, mund të reduktojë punësimin në një periudhë afatshkurtër.