Inteligjenca artificiale vjen në WhatsApp

WABetaInfo thotë se afishet e gjeneruar me këtë funksionalitet mund të dallohen lehtësisht duke sugjeruar se mund të kenë ndonjë indikator që tregon se janë krijuar nga modele AI.

Aplikacioni WhatsApp në pronësi të Meta ka filluar të testojë afishe të reja që gjenerohen nga AI.

WABetaInfo raportoi se disa testuar në programin beta të WhatsApp për Android kanë vënë re afishet e reja që lejojnë përdoruesit të gjenerojnë një afishe bazuar në përshkrimin që japin me tekst.

Android Police tha se nuk është e qartë çfarë modeli AI WhatsApp përdor për këtë funksionalitet por WABetaInfo thotë se afishet gjenerohen nga një teknologji e Meta.

Funksionaliteti duket i ngjashëm për nga mënyra sesi funksionon Midjoureny ose DALL-E i OpenAI që gjenerojnë imazhe bazuar në kërkesë me tekst.

Siç duket përdoruesit do të krijojnë imazhe të personalizuara që mund të ndahen si afishe në WhatsApp me miqtë dhe grupet.

WABetaInfo thotë se afishet e gjeneruar me këtë funksionalitet mund të dallohen lehtësisht duke sugjeruar se mund të kenë ndonjë indikator që tregon se janë krijuar nga modele AI.

Kujtojmë se Microsoft përdor DALL-E për tu dhënë mundësinë përdoruesve të Bing Chat të krijojnë imazhe por kompania vendos një etiketë Bing në imazhet e prodhuara.