Interi dhe Lazio me misionin finale

Interi, fituesi në fuqi i Kupës së Italisë, kundër Lazios, nënkampionëve të sezonit të kaluar në Serie A.

Dy nga katër gjysmëfinalistët me më shumë suksese në Superkupën e Italisë. Zikaltrit me 7 dhe kryeqytetasit me 5.

Skuadra fituese gjen Napolin (mposhti 3-0 Fiorentinën) në finalen e madhe të së hënës.

Interi ka triumfuar në dy edicionet e fundit, Lazio në 2019. Dy përballjet mes tyre në Superkupë janë fituar nga bardhekaltrit (2000, 2009).

Prozhektorët dhe fokusi mbi Felipe Anderson – 7 gola ndaj Interit – dhe mbi Simone Inzaghin.

Trajneri emilian synon ta fitojë Superkupën për herë të pestë, si askush teknik tjetër më parë.

Inter-Lazio do të filloj nga ora 20:00.

Nëse dueli që do të zhvillohet në Arabinë Saudite mbyllet në barazim, skuadrat do u drejtohen menjëherë penalltive.