Interi dhe Unitedi në garë për Rakiticin

nteri përballet me konkurrencë nga Manchester Unitedi për mesfushorin Ivan Rakitic, ndërsa Barcelona thuhet se ka vendosur një çmim prej 50 milion eurosh për lojtarin.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Blaugranët janë të përgatitur të ndahen me reprezentuesin e Kroacisë.

Sidoqoftë, ata kanë vendosur një çmim prej rreth 50 milionë euro për lojtarit në rast të një transferimi veror.

Interi është shumë i interesuar për lojtarin, por thuhet se përballet me konkurrencë nga Unitedi për nënshkrimin e tij.

Nerazzurët tashmë kishin tentuar të nënshkruanin me kroatin Rakitic dhe bashkëlojtarin e tij Luka Modric nga Real Madrid, por u refuzuan në mënyrë të përsëritur nga dy klubet spanjolle.

Rakitic thuhet se është i gatshëm të largohet, pasi katalunasit kanë nevojë për të mbledhur fonde dhe për të ulur moshën mesatare të skuadrës.

Reprezentuesi i Kroacisë është në Camp Nou që nga viti 2014, duke fituar Ligën e Kampionëve, tre tituj të Ligës dhe katër të Copa del Rey. /Telegrafi/