Interi marshon sigurt drejt titullit

Interi në formë të lartë ka shënuar fitoren e 11-të rresht në të gjitha garat.

Të mërkurën mbrëma fitoi në ndeshjen e mbetur të xhiros së 21-të të Serie A të Italisë dhe po marshon sigurt drejt një tjetër titulli në elitën italiane.

Interi mposhti Atalantan thellë 4:0 në “Giuseppe Meazza”.

Charles De Ketelaeres së Atalantas iu anulua një gol në minutën e 11-të.

Më pas erdhën golat e Interit.

Në pjesën e parë, në minutën e 26-të dhe të parë shtesë, shënuan Matteo Darmian dhe Lautaro Martinez.

Argjentinasi humbi penalltinë në minutën e 54-t, ndërsa në gol më pas e konvertoi Federico Dimarco.

Davide Frattesi e vendosi rezultatin final në minutën e 72-të.

Kristjan Asllani e kompletoi ndeshjen tek Interi, kurse tek Atalanta në tërë ndeshjen luajti Berat Gjimshiti.

Interi lider ka 69 pikë pas 26 ndeshjeve, 12-të më shumë se Juventusi i vendit të dytë.

Atalanta ka 46 pikë në vendin e pestë.