Interi realizon fitoren e tretë radhazi

Interi ka zgjeruar serinë e fitoreve në tri të tilla me triumfin ndaj Empolit në udhëtim me rezultat 2-0.

Interi e filloi furishëm takimin duke e dominuar me posedim dhe me raste.

Në minutën e 10-të një asistim të Candrevas ishte Icardi ai që realizoi me kokë për 1-0.

Vetëm shtatë minuta më vonë një pasim fenomenal të Joao Marios e shfrytëzoi sërish Icardi për të shënuar për 2-0 (17’).

Deri në fund Interi e pati nën kontroll takimin, duke e dominuar atë, por duke mos pranuar gol e as duke shënuar ndonjë tjetër.

Me këtë fitore, Nerazzurët arrijnë në kuotën e 10 pikëve në vendin e pestë, me vetëm dy pikë më pak se lideri Juventus.