Intervistë me znj. Hava Maloku: «Qëllimet e larta do t’ju shërbejnë si motivues për jetën tuaj»

“LinkedIn” ka mbi 830 milion anëtarë nga 200 vende të botës. Prej tyre 85 mijë janë në Kosovë dhe 430 mijë në Shqipëri. Sa u përket bizneseve, mbi 58 milion biznese kanë faqe në “Linkedin” dhe mbi 120 mijë shkolla. Në Kosovë kemi 555 biznese, ndërsa në Shqipëri 6600.

E nderuara znj. Maloku, fillimisht ju urojmë për arritjet e sukseset tuaja në avancimin tuaj profesional, njëherësh shprehim kënaqësinë që të jeni pjesë e intervistës për revistën e përmuajshme “Dituria Islame”.

A mund të na rrëfeni pak rreth rrugëtimit të shkollimit tuaj? Pra, ku keni lindur dhe ku keni kryer shkollimin e mesëm, e pastaj edhe ku keni vazhduar studimet tuaja të mëtutjeshme?

Kam lindur në Gjilan, kam jetuar vetëm dy vitet e para të jetës, pastaj prindërit janë zhvendosur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Shkollimin fillor e kam përfunduar në shkollën “Ismail Qemali”, ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda”. Pas përfundimit të gjimnazit, kam fituar një bursë për studime në “Graceland University” që gjendet në Iowa të ShBA-ve. Për tri vite kam përfunduar dy drejtime në fakultetet “Marrëdhënie të Biznesit” dhe “Biznes Internacionalme orientim në Teknologji Informative”. Për studimet e masterit, vendosa të shkojë në San Francisko, ani pse nuk e kisha vizituar asnjëherë, por Silicon Valley sa kishte filluar të bëhej edhe mendova që është një mundësi e mirë për të qenë aty. Masterin në Biznes dhe Administrim (MBA) e kam përfunduar në “University of San Francisco” dhe me të përfunduar kam filluar me punë në San Francisko. Nëndërkohë kam përfunduar edhe doktoratën në “Golden Gate University” në drejtimin e Marketingut.

Prej sa vitesh jetoni e punoni në ShBA, dhe çfarë statusi gëzoni atje aktualisht?

Në ShBA jetoj dhe veproj qe 19 vjet. Kam shtetësinë e dyfishtë, atë tëAmerikës dhe të Kosovës.

Po rreth kompanisë ku jeni e punësuar, a mund të na rrëfeni profilin e saj, veprimtarinë biznesore dhe kapacitetet e saj kapitale dhe ato të fuqisë punëtore?

“LinkedIn” është rrjeti social kryesor në botë për profesionistë. Me fjalë të tjera është një platforme digjitale qëju ofron anëtarëve të tyre të krijojnë faqen personale ku mund ta paraqesin një lloj pasqyre profesionale për veten. Aty përfshihen edukimi, eksperienca e punës, rolet, aftësitë e tyre, rekomandimet dhe arritjet. Ata gjithashtu mund të bëhen pjesë e grupeve të ndryshme ku diskutohet për tema të caktuara që kanë interes, mund t’i ndjekin faqet e kompanive apo shkollave që ju interesojnë. Në përgjithësi është një platformë ku mund të gjejnë punë, të krijojnë kontakte dhe të lidhen me profesionistë e kompani nga më të ndryshmet.
“LinkedIn” ka mbi 830 milion anëtarë nga 200 vende të botës. Prej tyre 85 mijë janë në Kosovë dhe 430 mijë në Shqipëri. Sa u përket bizneseve, mbi 58 milion biznese kanë faqe në “Linkedin” dhe mbi 120 mijë shkolla. Në Kosovë kemi 555 biznese, ndërsa në Shqipëri 6600. Arsyeja pse ekziston kjo diferencë kaq emadhe e anëtarëve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është se në fillim Kosova s’ka ekzistuar si shtet në “LinkedIn”, prandaj njerëzit e kanë zgjedh Shqipërinë si shtet. Tash që Kosova ekziston si shtet në platformë, anëtarët mund ta ndërrojnë shtetin direkt në profilin e tyre. Sa u
përket të hyrave “LinkedIn” gjeneron 11.5miliard dollarë. Nëse i shikojmë statistikat, 50 milion njerëz kërkojnë puna çdo javë, 122
milion njerëz kanë pasur të paktën një intervistë përmes “LinkedIn”, 95 aplikacione krijohen çdo sekondë dhe 3 njerëz punësohen çdo minutë.

Si keni arritur të përzgjidheni në kompaninë ku punoni, me çfarë kriteresh dhe a ka shqiptarë të tjerë në të?

Për të arritur deri këtu është dashur një punë e përvojë e madhe. Kur kam aplikuar kampasur një përvojë të gjerë në fushën e marketingut dhe të teknologjisë dhe një shkollim të duhur. Kam pasur dhjetë intervista të ndryshme me pyetje prej marketingut, teknologjisë e deri ato matematikore dhe psikologjike. Përmes këtyre intervistave dëshirojnë me ditë se a je i përgatitur jo vetëm profesionalisht, por edhe emocionalisht, si e menaxhon stresin, punën në presion etj.. Por mendoj që është edhe pak fat se shumë e shumë njerëz të kualifikuar aplikojnë në çdo çast e nuk përzgjidhen për intervistë. Ndonjëherë për një rol të vetëm numri i aplikantëve shkon në mbi 1500 persona. E kuptohet që shumica prej tyre janë të aftë dhe të suksesshëm. Nganjëherë ndodhemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Ju çfarë pozite mbani në këtë kompani?

Sa i përket rolit tim, unë menaxhoj produktin më të madh në “LinkedIn”, LinkedIn Premium. Me fjalë tjera, e menaxhoj marketingun online, përmes emailit dhe web faqeve për Linkedin Premium. Premium është një produktme pagesë ($29.99 për muaj) që i shtohet profilit dhe si rezultat anëtari me premium ka qasje në LinkedIn Learning, ku mund të ndjekë klasa online, duke marrë parasysh librarinë prej më shumë se 15,000 klasa. Gjithashtu ka mundësi të dërgojë mesazhe edhe anëtarëve që nuk janë pjesë e shoqërisë, ka mundësi në mënyrë anonime t’i shikoj profilet e anëtarëve të tjerë dhe kur të bëjnë aplikimin për punë e kuptojnë se ku radhiten në krahasim me aplikantët e tjerë. P.sh. top 10%, do të thotë je në top 10% e anëtarëve më të kualifikuar prej të gjithëve që kanë aplikuar. Roli që kam ka përgjegjësi të madhe, vetëm në një jave kam dërguar mbi 130 milion emaila anëtarëve. Që do të thotë se kujdesi duhet të jetë maksimal që gjithçka të jetë korrekte se ndikon në tërë brendin e kompanisë.

A mendoni se ndonjëherë jeni paragjykuar për prejardhjen tuaj, religjionin apo eventualisht edhe për pamjen tuajmbulesën?

Në Amerikë secili respektohet dhe vlerësohet për punën që bën, e jo për prejardhjen, fenë, apo racën. Në kompaninë që punoj kemi dhomën e lutjeve, ku mund t’i kryejmë obligimet e namazit. Edhe për ushqim kemi shenja të ndryshme se çfarë përbërës ka që të jetë sa më konform besimeve tona. Në Amerikë të pranojnë ashtu siç je, në fakt të çmojnë edhe më shumë nëse je vetvetja.

Një intelektualeje sikur jeni ju, besojmë se ka detyrë edhe ta përfaqësojë vendin e saj në vendin ku jeton e vepron në nivelin më të mirë të mundshëm. E, ju si punonjëse e një kompanie prestigjioze amerikane, a mendoni se duhet ta luani edhe rolin e një “ambasadoreje” të shtetit tonë?

Patjetër, çdoherë, jo vetëm unë, por secili shqiptar në diasporë është ambasador i vendit të tij. Prandaj duhet të kemi kujdes se si sillemi se jemi pasqyrë e tërë kombit.

Cili ka qenë motivi juaj i vazhdueshëm që ju ka shtyrë drejt sukseseve në karrierë, dhe i cili nuk iu hiqet nga mendja asnjëherë?

Motivi kryesor kanë qenë prindërit. Ata kanë sakrifikuar shumë që ne, fëmijët, të arrijmë këtu ku jemi. Jam fëmija i madh i një familje të madhe që përbëhet nga 6 fëmijë dhe 2 prindër. Të dy prindërit janë me profesion arsimtar të gjuhësdhe letërsisë shqipe, ndërsa ne të gjashtë fëmijët kemi studiuar në ShBA në fusha të ndryshme. Një vëlla dhe një motër janë rikthyer të kontribuojnë në Kosovë në fushën e biznesit, një motër vazhdon me studime në biokimi në Cyrih dhe vëllai e motra e vogël janë në përfundim të magjistraturës për Shkenca Kompjuterike në San Francisko. Prindërit e mi nuk kanë pasur shumë kapital apo pozita kyçe në Kosovë, por na kanë rritur me shumë dashuri të madhe dhe na kanë shty të mendojmë se me punë arrihet gjithçka. Edhe para lufte, kur situata në Kosovë ka qenë shumë e tensionuar na kanë këshilluar që të përgatitemi, sepse mundësia vjen vetëm një herë në jetë, e nëse nuk jemi gati, nuk mund ta kapim.

Çfarë obligimi ndieni ju tani ndaj vendit tonë, kur jeni larg tij në një vend tej oqeanik?

Nuk e kisha thanë obligim, por një dëshirë të madhe me pa vendim tim duke përparuar. Andaj kjo të shtyn të mundohemi sa ma shumë të kontribuojmë që ta çojmë Kosovën përpara.

Krejt në fund, cilat do të ishin porositë tuaja për brezin e ri që premton një të ardhme të ndritur për vendin tonë?

Unë do ta ndaja mesazhin tim për të rinjtë në tri pika:
– Vendosi vetes qëllime të larta në jetë. Qëllimet e larta në jetë do t’ju shërbejnë si motivues për jetën tënde. Vendosja e qëllimeve ndihmon të qëndroni të motivuar dhe ju japin një fokus në jetë. Gjithashtu ju ndihmojnë ta mposhtni zvarritjen e punëve. Këtu vlen të theksohet edhe menaxhimi i tyre.Qëllimet e mëdha duhet të ndahen në ato më të vogla deri në ato ditore. P.sh. sot kam qëllim ta lexojë një faqe të një libri. Nëse çdo ditë elexoj nga një faqe, në fund të vitit kam lexuar 365 faqe. Ne shqiptarët e kemi një thënie “Pika, pika mbushet pusi.” Nëse qëllimet e mëdha i ndajmë në të vogla, atëherë gjithçka është e arritshme. Nuk ka qëllime të paarritshme.
– Sa ma shumë networking. Networking është proces i bashkëveprimit me të tjerët për të shkëmbyer informacione dhe për të zhvilluar kontakte profesionale ose sociale. Networking apo lidhja me njerëz kontribuon në mirëqenien tuaj sociale, çon në shkëmbimin e ideve dhe ju ndihmon të takoni njerëz në të gjitha nivelet profesionale. Kjo vlen si për shkollë, ashtu edhe për punë. Nuk është vetëm në Kosovë që e marrin punën me të “njohshëm”. Edhe në Amerikë ndodh po e njëjta gjë. Nëse krijoni atë rrjetin tuaj profesional, shumë më lehtë përparoni.
– Ec me kohën. Nëse nuk mësojmë dhe avancohemi çdo ditë, shumë lehtë dalim nga tregu. Gjërat që kanë funksionuar para 10 vjetëve nuk funksionojnë më. Puna po ndryshon dita-ditës. Nuk mjafton vetëm me përfunduar një fakultet edhe je i aftë për punë. Në fakt, shkolla ta jep njëshprehi pune, por jo më shumë. Shumicës prej nesh as që na kujtohen gjërat që i kemi mësuar në shkollë. Duhet të jemi të hapur të mësojmë gjëra të reja si në punë ashtu edhe jashtë saj. Vetëm në atë mënyrë mund të përparojmë.

Intervistoi: D.A.
Dituria Islame 381
Gusht 2022