iOS 16: Çdo gjë që duhet të dini

Të gjithë smartfonët Apple nga 2017-ta si iPhone 8 ose më të reja mund të instalojnë iOS 16.

Apple ka planifikuar të lëshojë përditësime sigurie për iPhone dhe orët inteligjente ditën e sotme, duke shtuar funksionalitete të reja dhe dizajnë për pajisjet e përshtatshme.

Prezantuar në konferencën e zhvilluesve të kompanisë në Qershor, iOS 16 ndryshon ekranin e kyçjes, fjalëkalimet, njoftimet etj.

Ja çfarë duhet të dini rreth versionit më të fundit të sistemit operativ.
Kur mund ta shkarkoni?

Shkarkimi i iOS do të bëhet i disponueshëm gjatë ditës së sotme dhe ndryshe nga prodhuesit e tjerë të smartfonëve, pajisjet e Apple shkarkojnë përditësimet në momentin që bëhen të disponueshme për të gjithë dhe jo në faza. Përditësimi në iPadOS do të jetë i disponueshëm drejt fundit të vitit.
Cilat pajisjet mund ta shkarkojnë?

Të gjithë smartfonët Apple nga 2017-ta si iPhone 8 ose më të reja mund të instalojnë iOS 16.
Si mund ta shkarkoj?

Hapni aplikacionin Settings në iPhone dhe më pas navigoni në General – Software Update. Klikoni install nëse është i disponueshëm për tu shkarkuar dhe verifikuar e më pas ri-ndizni telefonin për përfundimin e instalimit.

Gjithashtu mund ta instaloni nga Mac ose iTunes në kompjuter Windows.
Të rejat e iOS 16

Ekrani i kyçjes është rimodeluar duke shtuar opsione personalizimi së bashku me ndryshimin e mënyrës sesi njoftimet shfaqen.

Tashmë ekrani i kyçjes tregon datën, orën dhe një rresht informacioni. Përdoruesit mund të ndryshojnë ndërfaqen e orës dhe ngjyrën, të shtojnë informacione të tjera krahas datës, të përshtatin sfondet me efekte 3D për disa imazhe ose slide.

Aktivitetet live si sportet apo luajtja e muzikës qëndrojnë në krye të njoftimeve në fund të ekranit duke i bërë më të lehta për tu arritur.

Gjithashtu mund të keni disa lloje ekranesh të kyçjes dhe ti lidhni ato me modalitete të ndryshme të përdorimit të telefoni si Focus Mode, apo të keni një për punë dhe një personale.

PassKeys

Çelësat dixhitalë verifikuar nga fytyra apo skaneri i shenjave të gishtërinjve në një iPhone mund të përdoret për tu kyçur nëpër uebsajte, aplikacione dhe shërbime në vend të përdorimit të fjalëkalimit.

Do të funksionojë edhe në produktet jo-Apple si kyçja në televizorin smart duke skanuar një kod QR me iPhone dhe më pas konfirmimi me fytyrën tuaj ose gjurmën e gishtit.

PassKeys ruhen në iCloud Keychain dhe mund të rikuperohen nëse humbisni apo thyeni telefonin.
Editimi i iMessage dhe tërheqja e e-maileve

Mesazhet e dërguara tashmë mund të editohen ose të tërhiqen brenda 15 minutave të para. Ju gjithashtu mund të markoni mesazhe si të palexuara siç bëni me e-mailet.

Kërkimi në aplikacionin Mail është përmirësuar ndjeshëm dhe tashmë mund të anuloni dërgimin e një e-maili 10 sekonda pasi të keni kryer veprimin. Aplikacioni Mail gjithashtu do të tregojë një paralajmërim nëse harroni të bashkëngjisni diçka apo të shtoni një marrës duke përdor inteligjencën artificiale.

Prerja automatike e objekteve nga imazhet

Përdoruesit mund të kopjojnë objektet nga imazhet si kafshët, bimët, njerëzit dhe produktet për ti ndarë ato në aplikacione të tjera, dokumente apo mesazhe.

Gjithashtu mund të shkruani dhe të vendosni emoji përmes zërit. Aplikacioni Translate përdor kamerën për të përkthyer tekstin në foto në kohë reale.
Përditësime më të shpejta sigurie

Apple ka shkëputur përditësime e sigurisë nga përditësimet e plota të iOS duke mundësuar një frekuencë më të lartë përditësimesh sigurie apo rregullimesh të problematikave.

Face ID gjithashtu funksionon edhe kur telefoni është në orientim horizontal. /PCWorld Albanian