iOS 17.1 sjell përmirësime të AirDrop

Përditësimi mund të shkarkohet në të gjithë iPhone-t e fundit nga 2018 e në vijim duke shkuar në Settings > General > About > Software Update.

Apple lançoi iOS 17.1, përditësimin më të fundit i cili tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdorues duke sjellë përmirësime të AirDrop, më shumë kontrolle për StandBy, funksionalitete të reja Apple Music dhe më tepër opsione përshtatjeje për Photo Shuffle në Lock Screen.

Përditësimi mund të shkarkohet në të gjithë iPhone-t e fundit nga 2018 e në vijim duke shkuar në Settings > General > About > Software Update.

Risia kryesore e iOS 17.1 është përmirësimi i AirDrop. Gjatë transferimit të të dhënave nëse një përdorues del jashtë mbulimit të AirDrop, transferimi do të vijojë përmes internetit duke shmangur kështu transferimet e dështuara.

Gjithashtu sjell disa veçori të reja për Apple Music ku përdoruesit kanë opsione për të shtuar këngë, albume dhe lista luajtjeje në listën e preferencave dhe ti shfaqin në librarinë e tyre.

Ndër të tjera iOS 17.1 adreson një problem të lidhjes me Apple Watch, probleme me përgjigjen e tastierës. Krahas iOS 17.1 Apple lançoi watchOS 10.1 duke sjellë funksionalitetin Double Tap.