iPhone 15 dhe 15 Plus do të kenë një sensor të ri kamerash

Apple prezantoi sensorin e ri 48-megapiksel me iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max vitin e kaluar.

Modelet e segmentit të ulët iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus të cilët debutojnë këtë vit do të kenë një sensor të ri kamerash të pasme prej 48-megapiksel së bashku me një dizajn të ri që mund të kapë më shumë dritë sipas analistit Ming-Chi Kuo.

Duke shkruar në blogun e tij në Medium, Kuo tha se Apple ka arritur të kapërcejë disa sfida prodhimi me sensorin CMOS ndërsa furinizuesi Sony ka rritur kapacitetin prodhues me 100-120 përqind për të përmbushur kërkesën e Apple.

Apple prezantoi sensorin e ri 48-megapiksel me iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max vitin e kaluar. Lentja bën të mundur që përdoruesit të bëjnë foto 48-megapiksel ProRaw duke ruajtur më shumë detaje në skedarin e imazhit dhe ofruar më shumë fleksibilitet editimi.

Në kontrast, iPhone 14 dhe 14 Plus kishin sensorin e vjetër 12-megapiksel.

Një tjetër analist, Jeff Pu, kishte konfirmuar në Maj që iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të kenë sensorin e ri 48-megapiksel që mund të kapë më shumë dritë dhe si rezultat përmirëson cilësinë e imazhit.