iPhone 15 ndihmon Apple të shmangë një tjetër rënie të ardhurash

Ky tre mujor përfshin edhe paratë e sjellura nga shitjet e para të iPhone në Shtator të cilët siç duket kanë pasur një impakt të menjëhershëm pozitiv.

Pas katër tre mujorësh me radhë me rënie të ardhurash, Apple theu trendin duke raportuar tre mujorin e parë me rritje ditën e sotme.

Në raportin financiar të tre mujorit të fundit të 2023, kompania zbuloi të ardhura prej 119.6 miliardë dollarësh, një rrite me 2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Për më tepër CEO i Apple Tim Cook tha se numri i pajisjeve aktive të kompanive në mbarë botën kishte kaluar 2.2 miliardë, duke prekur rekorde të reja.

Ky tre mujor përfshin edhe paratë e sjellura nga shitjet e para të iPhone në Shtator të cilët siç duket kanë pasur një impakt të menjëhershëm pozitiv.

Cook kujtoi ditën e djeshme se 2 Shkurti është data e debutimit të Apple Vision Pro, pajisjes së parë të realitetit virtual dhe të shtuar të kompanisë.

Shitjet e iPad gjatë këtij tre mujori ranë me 25 përqind në 7 miliardë dollarë të ardhura nga 9 miliardë dollarë një vit më parë ndërsa departamenti i pajisjeve Mac pati rritje. Kompania solli 69.7 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet e iPhone për tre muajt e fundit të vitit, nga 65.8 miliardë dollarë një vit më parë.

Biznesi i shërbimeve postoi 23.1 miliardë dollarë të ardhura nga 20.8 miliardë dollarë një vit më parë. Zhvillimet pozitive brenda kompanisë vinë në një kohë kur Microsoft kapërceu Apple në vlerë tregu. /CIO Albanian