Irak, qendra e qytetit Tal Afar çlirohet nga ISIS

Të gjitha vendbanimet në qendër të qytetit irakian Tal Afar, i cili është i banuar kryesisht me popullsi turkmene, janë çliruar nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i operacioneve në Tal Afar, Abdulemir Yarullah, tha se njësitë e blinduara të ushtrisë dhe tre brigadat Hashdi Shaabit kanë çliruar disa vendbanime duke përfshirë Maarid.

Sipas Yarullah, në duar të DEASH-it ndodhet vetëm zona Ijadije, kurse forcat irakiane kanë nisur operacion për çlirimin e saj.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, të dielën më 20 gusht deklaroi fillimin e operacionit për çlirimin e Tal Afar-it nga DEASH-i.