Irak, zgjedhje parlamentare në Administratën Rajonale Kurde

Në Administratën Rajonale Kurde të Irakut sot ka nisur procesi për zgjedhjet parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në orët e para të mëngjesit ka nisur votimi në qytetet Erbil, Sulejmanie, Duhok dhe Halabja.

Komisioni i Pavarur i Lartë për Zgjedhjet dhe Referendumin në Administratën Rajonale Kurde të Irakut ka njoftuar se proesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18.00 sipas kohës lokale.

Ndërkohë bëhet e ditur se në këto zgjedhje nuk do të përdoret numërimi me sistemin elektronik pasi ka shkaktuar kriza në lidhje me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara më parë në Irak.

Në këto votime garojnë gjithsej 29 parti dhe koalicione. Nëpërmjet këtyre votimeve do të zgjidhen deputetët në Parlamentin me 111 vende.

Në rajonin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut ku ndodhen rreth 5 milionë banorë mund të votojnë mbi 3 milionë votues të regjistruar.