Irani ka urdhëruar dënim me vdekje për biznesmenin miliarder Babak Zanjani, pasi ai akuzohet për korrupsion.
Në vitin 2016, Gjykata Supreme e Iranit e mbështeti dënimin me vdekje ndaj Zanjani i cili ka punuar si ndërmjetës shitësish të naftës iraniane nëpërmjet kompanive të Gardës Revolucionare gjatë periudhës së sanksioneve ndërkombëtare, veçanërisht gjatë sundimit të ish presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.
Zanjani, 42 vjeç, është një nga njerëzit më të pasur në Iran me një pasuri prej 14 miliardë dollarësh. Manjati i biznesit zotëron 70 kompani, por e gjithë kjo pasuri nuk e shpëtoi nga dënimi kapital që ia dha gjykata. /MESAZHI/