Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton vjen për herë të parë në Tiranë

Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vizitojë Shqipërinë.

Sipas medieve në vendin tonë, mësohet se vizita e Clinton vjen me ftesë të Kryeministrit Edi Rama, pikërisht në prag të Ditës së Pavarësisë të Amerikës, më 4 Korrik. Ai do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një pritje zyrtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Më pas ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe Kryeministri do të kenë një deklaratë të përbashkët. Në axhendë është edhe një darkë mes tyre. /atsh