Ish rrjeti social Twitter, X, po konsideron ofrimin disa planeve me pagesë

Sipas raportit ato do të quhen Basic, Standard dhe Plus ndërsa Twitter/X nuk ka dhënë informacion e çfarë mund të ofrojë secili nivel.

Twitter/X po çon përpara planet për monetizimin e mëtejshëm të platformës por pyetja është si do ta bëjë këtë?

Përmes planeve të abonimit. Bloomberg raportoi se platforma aktualisht po teston ndarjen e shërbimit me pagesë X Premium, quajtur më parë Twitter Blue, në tre nivele të ndryshme.

Sipas raportit ato do të quhen Basic, Standard dhe Plus ndërsa Twitter/X nuk ka dhënë informacion e çfarë mund të ofrojë secili nivel.

Një zhvillues i quajtur aaronp613 ka zbuluar në përditësimin më të fundit të aplikacionit në iOS më shumë detaje rreth planeve të parashikuara.

Sipas tij përdoruesit e Basic do të vijojnë të shohin reklama në kohështrirjen For You, përdoruesit e Standard do të shohin gjysmën e reklamave që sheh një përdorues normal ndërsa ato të Plus nuk do të shohin fare reklama.

Kështu mund të përfundoni duke paguar për përdorimin e Twitter/X dhe përsëri të shikoni të njëjtën sasi reklamash në kohështrirjen tuaj. Natyrisht planet pritet të ofrojnë më tepër sesa reduktim reklamave që shohim.

Duhet theksuar se është ende një test dhe pjesëza informacioni apo kodi nuk konfirmojnë asgjë rreth planeve zyrtare të kompanisë. Një e qartë ngelet urgjenca e Elon Musk për ta monetizuar sa më shumë platformën.