Ishulli i Kretës goditet nga një termet 6,3 ballë

Nga arkiva

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 ballë u regjistrua në ishullin grek të Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 23 kilometra në lindje të fshatit Zakros në rajonin Lasithi, në një thellësi prej 8,2 kilometrash.

Agjencia shtetërore e Greqisë, AMNA, njoftoi se një kishë e vogël në Kretë është shkatërruar nga tërmeti.

Tërmeti është ndierë edhe në ishujt tjerë përreth, përfshirë edhe ishullin Rodos.

Ndërkohë, tërmete prej 4,5 ballë dhe 4,1 ballë kanë ndodhur edhe në ishujt Karpathos dhe Zakros.

Kujtojmë se në tërmetin 5,8 ballë që ndodhi në ishullin e Kretës më 27 shtator, një person kishte humbur jetën ndërsa shumë ndërtesa ishin dëmtuar. /aa